AktualitetPolitikëTë fundit

“Mbi 500 mijë qytetarë në shesh”, Berisha: I bëj thirrje demokratëve, të mos ndikohen nga thirrjet e opozitës së opozitës!

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestat e mbajtura dy ditët e fundit në Tiranë.

Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se në protestat e fundjavës morën pjesë rreth 500 mijë qytetarë.

Berisha gjithashtu u ndal te thirrjet kundër opozitës, duke i quajtur këta persona si opozitë të opozitës.

“Fundjava që kaloi, kryengritja paqësore më e fuqishme apo protesta paqësore më e fuqishme e njohur në histori mund të quhet si yikendi i diasporës, i atyre të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që udhëtuan mijëra e mijëra kilometra, nga toka, deti dhe ajri dhe u bashkuan me bashkëatdhetarët e tyre për largimin e regjimit autoritar më të egër që Shqipëria ka njohur pas diktaturës totalitare të Enver Hoxhës.

Mbi 500 mijë qytetarë morën pjesë në shesh në këtë protestë. I bëj thirrje demokratëve, të mos ndikohen nga thirrjet e opozitës së opozitës.

Ky akt madhështor ka mbushur me besim dhe shpresë zemrat e mbarë shqiptarëve dhe të kombit shqiptar.

Me vendimin dhe pjesëmarrjen e tyre, bashkëatdhetarët tanë nga diaspora në shumicë dërrmuese anëtare dhe mbështetës të PD, që zgjodhën të mbështesin protestën qytetare për rrëzimin e Edi Ramës, Pashiqit shqipfolës apo Çubrilloviçit që me qeverisjen e tij të keqe ka përzënë shqiptarët nga Shqipëria dy herë më shumë se Pashiqi dhe Gjeorgjeviçi në zbatim të kësaj doktrine nga Kosova.

Manifestimi dhe rrethimi epik i epiqendrës së krimit është një arritje historike, e cila e bën të pashpresë, e bën fund e krye të pashpresë sundimin e Edi Ramës dhe mafies së tij në Shqipëri.

Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD, por edhe çdo qytetar shqiptar që e do këtë vend, të vazhdojë protestën më të fuqishme që ka njohur vendi në misionin e madh shpëtimtar ndaj vendit dhe kombit, largimin sa më parë të Edi Ramës, mbi të cilin rëndon një mal me dosje korrupsioni.

Mos u ndikoni nga asnjë parullë, asnjë slogan kundër opozitës së vërtetë, asaj opozite që në kushtet më të vështira, të një kalvari të vërtetë, qëndroi e pamposhtur në dhjetëra protesta kundër regjimit, të asaj opozite që u burgos, por nuk u mposht. Të asaj opozite që me komisionet e saj, me denoncimet e saj, depozitoi një mal dosjesh në ‘Skrap’, pavarësisht se heshtën”, u shpreh Berisha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com