“Gazetari është përballur me mafien e bluzave të bardha”, Berisha për sulmin ndaj Osman Stafës: I porositur, Rama do të mbajë përgjegjësi!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sulmin që ndodhi në protestë dje ndaj gazetarit të News24, Osman Satafa. Ai tha se Stafa u sulmua nga një çift, i lidhur me pushtetin dhe të shkuarën e zezë. Berisha tha se Stafa u sulmua pasi është bërë zë i të së vërtetës, ndërsa shtoi se ky ishte një sulm i porositur nga njerëz të lidhur me qeverinë.
Osman Stafa ka mbajtur fjalime në këtë protestë duke përfaqësuar veten e tij dhe kjo e ka tmerruar Edi Ramën.
Dje një çift i lidhur me pushtetin, në të shkuarën e tyre, njëri prej tyre ka glorifikuar të keqen aty ku ka pas punuar.
Së bashku me të shoqen iu sulën shtazërisht dhe e dëmtuan fizikisht vetëm për fjalët në protestë, por jo vetëm kaq, por edhe në betejën kundër mafies së ilaçeve.
Provokatorët iu afruan dhe e agresuan.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të porositur nga segementet kriminale.
Dënoj agresionin brutal dhe i them Edi Ramës se do të mbajë përgjegjësi.
Edi Rama ka zgjedhur të heshtë zërat që denoncojnë regjimin”, deklaroi Berisha.
Fraksion.com

