“E dinin që isha gazetar, më goditën dhe më çorrën me thonj”, Osman Stafa reagon pas sulmit: Ishin të shqetësuar për mbështetjen që i kam dhënë protestës
Gazetari i News24, Osman Stafa ka reaguar pasi u sulmua nga 2 persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e kësaj të diele. Në një lidhje direkte për News24, pas denoncimit në komisariatin nr.3, gazetari tha se ishte sulm për shkak të detyrës.
Osman Stafa: Ishim në shoqërinë e 2 gazetarëve të huaj, një italian dhe një polake, po marshonim për të kapur turmën. 2 persona na kanë prerë rrugën duke ofenduar si dhe më kanë lënduar lehtë fizikisht, duke më cilësuar si një person që punën time nuk e bëj mirë. Nuk kam reaguar ndaj këtij provokimi.
Ishin 2 persona që ishin të shqetësuar për raportimet dhe mbështetjen që i kam dhënë protestës.
Nuk jam shoqëruar por kam ardhur në Policinë e Shtetit për të kallëzuar 2 personat. Ishte sulm i mirëfilltë ndaj detyrës time si gazetar.
Fraksion.com

