“Udhëtimi i Ramës në Zvicër”, Berisha: Mashtrues 2 km i gjatë, ka udhëtuar 140 herë me paratë e shtetit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, këtë të martë, 16 qershor, u ndal tek reagimi i kryeministrit, Edi Rama për vizitën e tij private në Zvicër.
Rama sqaroi se ishte një vizitë e mbuluar nga ai dhe bashkëshortja e tij, pasi ishte një vizitë private, por kryedemokrati i cilësoi si mashtrime. Ai akuzoi kryeministrin për 140 udhëtime me paratë e shtetit.
“Lidhur me udhëtimin e tij në Zvicër. Ai thotë se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë udhëtuar kurrë për qëllime private me paratë e shtetit. Unë i them se ti je një mashtrues, jo 2 metra i gjatë, por 2 kilometra i gjatë. Nëse ta mban, hajde lejo të krijojmë komisionin, të analizojmë 140 udhëtime me Ismailin në dispozicion. Sa kanë qenë zyrtare dhe sa kanë qenë private dhe familjare? Po ti s’ke turp dhe në çdo fjali do nxjerrësh një mashtrim. Urdhëro, në ta mban. Pse nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për 140 udhëtime tuaja, që i kushtuan vendit 23 milionë euro? Dhe tani betohesh nga atje që nuk kam udhëtuar kurrë me para të shtetit, në udhëtime private”, tha ai.
Berisha u ndal gjithashtu dhe tek protesta e të rinjve, e cila sot do të hyjë në ditën e 17-të.
Fraksion.com

