Trumpi do ta paraqesë marrëveshjen minimale si fitore
Marrëveshja kuadër për të cilën ranë dakord Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fund i përkohshëm i luftimeve, në mënyrë që brenda 60 ditësh të mund të arrihet një marrëveshje konkrete dhe e qëndrueshme, tha në një intervistë për stacionin publik gjerman ARD Cornelius Adebahr, politolog dhe analist për Iranin pranë Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme.
Trumpi është nën presion
Sipas analistit Adebahr u vu re se gatishmëria për të arritur një marrëveshje ishte disi më e madhe nga ana e amerikanëve. Presidenti amerikan, Donald Trump, është nën presion që luftën që ka nisur ta përfundojë edhe me sukses. Prandaj ai tani po përpiqet ta paraqesë këtë marrëveshje minimale, e cila ende nuk është nënshkruar, si një fitore të madhe.
Por edhe iranianët po thonë pothuajse të njëjtën gjë dhe tani mbetet për t’u parë nëse situata në terren do të ndryshojë vërtet, thotë eksperti.
Irani për momentin pala më e fortë
Deri më sot, as Shtetet e Bashkuara dhe as Izraeli nuk i kanë arritur objektivat e tyre të luftës. Ndërsa Iranit i duhej vetëm të mbrohej dhe këtë e ka arritur, thotë Adebahr. Sipas tij “kjo do të thotë se Teherani aktualisht paraqitet si pala më e fortë, edhe sepse tani mund të kontrollojë dhe rregullojë hyrjen në Gjirin Persik përmes Ngushticës së Hormuzit./dw
Fraksion.com

