Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP.
Në një mbrëmje me plot emocione, surpriza të bukura e momente të veçanta, Moza arriti të rrëmbejë çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.
Konkurrentja ishte shumë e pëlqyer nga publiku që në fillim të këtij edicioni, që zgjati plot 81 ditë.
Në podin final, Moza ishte bashkë me Ilirin, ku me shumicë votash ajo ka marrë çmimin e madh.
“Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, shprehet Moza.
Në vend të tretë u rendit Visi, në vend të katërt Soni dhe në vend të pestë Bujaka.