AktualitetPolitikëTë fundit

Deputetët e opozitës në Strasburg, takim me kryetarin e Komisionit të Jashtëm në PE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bashkë me deputetët e PD-së Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj, zhvilluan një takim në Strasburg me kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister.

Bardhi vlerësoi se McAllister është një nga mbështetësit më të palëkundur të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Bardhi informoi se së bashku me kolegët Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj po ndjekin diskutimet për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

“E falënderuam kryetarin McAllister për misionin faktmbledhës në Tiranë dhe raportin e Komisionit të Jashtëm mbi situatën në Shqipëri, ku ndërkohë që shprehet vullneti i palëkundur për të mbështetur integrimin, evidentohen qartë problemet dhe çështjet që Shqipëria duhet të adresojë”, tha Bardhi.

Duke iu referuar raportit të Parlamentit Europian, Bardhi theksoi se integrimi kërkon reforma reale, institucione të forta, zgjedhje të lira e të ndershme, dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com