AktualitetTë fundit

“Të dënuar 10,903, 9% më shumë se 2024”, Çela raporton për 2025: Vlera e aseteve të sekuestruara është mbi 4 miliardë lekë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka bërë të ditur sot,  se gjatë vitit 2025 janë regjistruar rezultate të rëndësishme në luftën kundër kriminalitetit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme.

Sipas të dhënave, Çela tha gjatë këtij viti janë dënuar 10,903 të pandehur, një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024.

Në fokus të raportimit kanë qenë edhe pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara. Vlera totale e aseteve të sekuestruara arrin në rreth 4 miliardë e 57 milionë lekë, ndërsa sendet e konfiskuara kapin vlerën rreth 305 milionë lekë.

Nëse konvertohen në euro, këto shifra përllogariten në rreth 43 milionë euro asete të sekuestruara dhe rreth 3.2 milionë euro pasuri të konfiskuara.

“Në 2025 janë dënuar 10903 të pandehur, që krahasuar me 2024, përbën  një rritje prej 9% të numrit të pandehurve të dënuar.  Pasuritë e sekuestruara kanë qenë relativisht në shuma të mëdha , ku vlera totale e aseteve të sekuestruara është diku tek 4 miliardë dhe 57 milionë lekë  dhe ajo e sendeve të konfiskuara rreth 305 milionë lekë. Nëse do t’i përllogarisim në euro janë 43 milionë euro aseste të sekuestruar dhe diku te 3.2 milionë të konfiskuara.”, tha ai.

Ai theksoi se edhe rastet e procedimit penal për dhunë në familje kanë ardhur në rritje, krahasur me vitin 2024.

 

Frasksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com