AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha përgëzon largimin e Koçekut nga PS: Akt qytetar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë (15 qershor), në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ai  k a folur para medieve edhe për zhvillimet politike, një ditë më parë lidhur me deputeten Marjana Koçeku, e cila lajmëroi se do të jetë e pavarur.

Berisha e përgëzoi në rast se ajo është larguar për shkak të qëndrimeve të Ramës ndaj protestës qytetare.

“Tani, nëse zonja Koçeku ka dorëzuar, është larguar nga grupi për shkak të qëndrimit të Edi Ramës ndaj protestës, unë e përgëzoj atë. Në rast se ajo ka pasur, se nuk i ka shpjeguar arsyet, pres t’i shpjegojë arsyet që të prononcohem. Por po e them tani, në rast se ajo ka dhënë dorëheqjen për shkak të qëndrimit të papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestës madhështore, të paparë në historinë e Tiranës, ajo ka bërë një akt qytetar. Unë siguroj protestuesit se mandatet e PD-së janë dhe do të jenë të tëra në funksion të kësaj lëvizjeje”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com