AktualitetTë fundit

Tiranë: Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Një efektiv policie i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

Efektivi i moshës 34 vjeç shërbente pranë komisariatit rrugor në kryeqytet, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë;

Më datë 14.06.2026, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

 


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com