AktualitetPolitikëTë fundit

“Protestuesit janë në një mision të madh”, Berisha – Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë!

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës, i cili në në podcastin e tij “Flasim” foli për projektin e Zvërnecit dhe protestat qytetare.

Në një videomesazh të ndarë në rrjetet sociale, Berisha shprehet se mbrëmë 200 mijë shqiptarë protesuan dhe kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare. Dje Tirana njohu protestën më të fuqishme në tërë ekzistencën e saj, mbase 200.000 qytetarë vërshuan në sheshet dhe rrugët e saj në kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës. Por siç ka faktuar historia, diktatorët të verbuar nga pushteti nuk dëgjojnë të tjerët, nuk njohin realitetin dhe së fundi nuk marrin ndonjëherë vendime të drejta.

Po në protestë ka dhe do ketë banorë, qytetarë shqiptarë që nuk banojnë në Shqipëri, që banojnë në Kosovë, Maqedoni, por që banojnë në mbarë Europën dhe botën.

Fole se dy gjëra nuk negocion ti, të ardhurat dhe rritjen ekonomike. Po ato të ardhura i përvetëson ti dhe oligarkët e tu kurse shqiptarëve u ngelen thërrime.

Ndaj dhe ajo që mbetet të bësh, akti më i rëndësishëm, jep dorëheqjen sa nuk është vonë. Ky revolucion, kjo protestë, kjo lëvizje nuk ka të ndalur, do realizojë plotësisht misionin e saj.

Është një lëvizje çlirimtare në raport me diktaturën tënde autoritare. Lëvizja do fitojë”, është shprehur kryedemokrati.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com