AktualitetPolitikëTë fundit

Pamje me dron – ‘Uragan’ njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protesta e 14-të masive përpara Kryeministrisë pas fjalimeve kaloi në një tjetër fazë, pasi qytetarët e mbledhur masivisht nisën një marshim gjigant nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Pamjet me dron mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tregojnë një oqean të vërtetë njerëzish që ka paralizuar plotësisht qendrën e Tiranës. Siç u raportua edhe më herët, dendësia e turmës ishte aq e madhe sa shtrihej nga godinat qeveritare e deri te Sheshi “Skënderbej”.

Me thirrjet e vazhdueshme “Rama ik” dhe parullat e prera kundër korrupsionit të të gjithë krahëve politikë, kjo masë e jashtëzakonshme qytetarësh marshi në shenjë revolte.

Ky masivitet vjen si një përgjigje e prerë ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke treguar se lëvizja qytetare dhe diaspora e bashkuar janë të vendosura të mos tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com