Qindra mijëra qytetarë në shesh dhe pjesëmarrje masive e diasporës – Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen!
Mbahet sot protesta e 14, kundër qeverisë, ndërsa kryefjalë e qytetarëve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Pas shfaqjes madhështore dje në kryeqytet, ku qindra mijëra qytetarë protestuan dhe lëshuan thirrje kundër klasës politike shqiptare, edhe sot është njoftuar një tjetër tubim në orën 18:00.
‘Shqipëri e re’ apo ‘Rama jep dorëheqjen’, ‘Rama dhe Berisha në burg’, janë thirrjet më të shpeshta që vijnë nga protestat masive, ndërsa zëri i qytetarëve buçet me kumbim në mbarë Tiranën.

Fraksion.com

