AktualitetTë fundit

SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër një grupi kriminal në fushën e narkotikëve dhe pastrimit të parave

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

SPAK njoftoi se personat nën hetim dyshohen për kryerjen e veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, operacioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa detaje më të rëndësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit.

Gjatë operacionit janë lëshuar 20 masa sigurie. Ndër të arrestuarit është Orest Sota, ndërsa për biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, të dyshuar për pastrim parash të grupit kriminal, është lëshuar masa sigurie “arrest me burg”. Të dy ndodhen jashtë vendit.

Artur Shehu është pronar i pjesës më të madhe të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz.

Ndërkohë, në kërkim mbetet edhe Orgec Birçaj.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com