AktualitetPolitikëTë fundit

“Protesta dhe festa e PS-së bllokojnë Tiranën”: Rrugët ku s’lejohet qarkullimi

Policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e dy aktiviteteve pasditen e sotme në kryeqytet, protestën qytetare dhe 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Tubimi mbahet prej 12 ditësh tanimë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa aktiviteti i PS-së pritet të mbahet këtë të premte në sheshin “Italia”.

Kështu, prej orës 16:00 e deri në përfundim të tyre, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.

● “Papa Gjon Pali II”;
● “Dervish Hima”;
● “Faik Konica”;
● “Lek Dukagjini”;
● “Gjergj Filipi”;
● “Hasim Zeneli”;
● “Themistokli Gërmenji”;
● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit. të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”. Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.

Kujtojmë se përplasjet në Zvërnec, ku u vendos fillimisht një gardh metalik, sollën reagim në masë te opinioni publik. Moment që pasoi me protesta jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera si Vlora, Durrësi apo Elbasani. Pa harruar, diasporën dhe Prishtinën!

Protesta ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com