AktualitetNATO/BETë fundit

“Samiti i Ankarasë nuk do të jetë vetëm për paratë”, shefi i NATO-s: Përshpejtimi i prodhimit të mbrojtjes është thelbësor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i bëri thirrje industrisë së mbrojtjes të përshpejtojë prodhimin dhe inovacionin në të gjithë Aleancën. Duke folur në Forumin Transatlantik të Qasjes në Industrinë e Mbrojtjes,  Z. Rutte i kërkoi industrisë të ofrojë më shumë fuqi zjarri më shpejt, duke vënë në dukje se “kur ju, të gjithë ju, prodhoni më shumë, parandalimi dhe qëndrimi ynë mbrojtës është më i fortë dhe ne të gjithë jemi më të sigurt”.

Eventi në Selinë e NATO-s, (10 qershor 2026),  i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, mblodhi së bashku mbi 50 kompani amerikane dhe përfaqësues të industrisë belge për të forcuar bashkëpunimin transatlantik të mbrojtjes. Sekretari i Përgjithshëm theksoi planin e investimeve në mbrojtje prej 5% të PBB-së të dakordësuar nga Aleatët në Samitin e NATO-s në Hagë vitin e kaluar dhe ai e vuri në dukje Samitin e ardhshëm të Ankarasë si momentin për rezultate konkrete. “Paratë janë thelbësore. Por Samiti i muajit të ardhshëm në Ankara nuk do të jetë vetëm për paratë, por duhet të jetë edhe për aftësitë e gatishmërisë luftarake dhe për rritjen e ndjeshme të industrive tona të mbrojtjes”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi se investimi në industrinë e mbrojtjes ishte i mirë për sigurinë, ekonominë dhe vendet e punës. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në mbrojtje. “Në fund të fundit, mbrojtja jonë – kjo është bindja ime absolute – është më e fortë kur kombinojmë idetë, kur kombinojmë asetet, industritë që kemi në të gjithë Aleancën në të dy anët e Atlantikut”, tha z. Rutte.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com