AktualitetPolitikëTë fundit

Rama ndan pamje nga Gjirokastra: “Një ditë e zakonshme” në qytetin e gurtë

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës mbetet një prej destinacioneve më të kërkuara, duke u bërë pjesë e listës së turizmit gjithëvjetor në Shqipëri.

Pushuesit vendas, por edhe ata të huaj, zgjedhin të zbulojnë historinë, trashëgiminë kulturore dhe historinë e Gjirokastrës, që ofron plot atraksione për grupmosha të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Gjirokastra duke e cilësuar “një ditë të zakonshme”, ku qindra turistë shijojnë këtë qytet, nga Pazari karakteristik te muzetë dhe gastronomia e veçantë që ofrojnë restorantet dhe baret.

Me vlera të shumta historike, arkitekturore dhe kulturore, qyteti është ndër të parët në vend që është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Simboli më i njohur i qytetit është Kalaja e Gjirokastrës, e vendosur mbi një kodër që “shkëputet” lehtë nga Mali i Gjerë.

Muzeu i Luftës së Ftohtë, Muzeu i Armëve, Etnografik dhe Muzeu “Kadare” shërbejnë si qendra për tërheqjen e vizitorëve por edhe për njohjen e turistëve me vlerat e historisë, traditës, figurat e shquara gjirokastrite në vite.

Ajo ngrihet në një pozicion strategjik vrojtimi, rreth 370 metra mbi nivelin e detit, duke ofruar një panoramë të gjerë mbi qytetin dhe zonat përreth.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com