AktualitetPolitikëTë fundit

Prej 12 ditësh, qëndresë e vendosmëri/ “Rama dorëhiqu”! Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

Tubimi i protestuesve, pas Kryeministrisë, vijoi në “rrugën e Kavajës”, drejt rrugëve të tjera të kryeqytetit, me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”.

Një protestë që ka nisur prej 12 ditësh. Qytetarët duken të vendosur për t’i shkuar në fund kësaj revolte.
Ditën e sotme më 11 qershor protesta nisi në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”, dhe vijoi marshimin drejt Kryeministrisë. Pas tubimit prej disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisëm marshimin në rrugë të Tiranës.

hAta janë shprehur të qartë, se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Një protestë që ka kaluar çdo pritshmëri dhe ka marrë mbështetje nga shqiptarët kudo ku janë.

Më 13 qershor është njoftuar edhe një tubim, ku thirrja i është bërë edhe Diasporës që t’i bashkohet. Mesazhet e tyre kanë qenë edhe për drejtësinë, ku kanë kërkuar hetim për kryeministrin Edi Rama

 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com