Përplasja për protestat, Balla: Agroni ka hallin e tij, kushëriri ka manipuluar pronat në Vlorë. Shehaj: Qytetarët duan kokën tuaj, do të përfundoni në burg!
Debate të ashpra në Kuvend, mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kreut të partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Shehaj: Familja ime dhe ti nuk kemi marrë asnjë m tokë nga ajo që na takon. Por ti je një shpifës ordiner. Unë ua plasja në fytyrë protestat e qytetarëve në Rrjoll dhe këtu heshtnin të gjithë. Nuk isha i çmendur unë Taulant. Sillja këtu zërin e qytetarëve, ata që duan kokën tuaj. Nuk ju shpëton asgjë, do të shkoni në burg, si Veliaj, si Ahmetaj!
Fraksion.com

