AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk kam qenë kurrë non-grata!”, Berisha e konfirmon: E quajtën të tillë kundërshtarët e mi. Kisha komunikim zyrtar me…

Pas fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD dha një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, ku sqaroi heqjen e non gratës nga SHBA.

Sali Berisha u shpreh se nuk ka qenë kurrë non grata, pot ka pasur vetëm një sanksion. Sakaq theksoi se ka pasur komunikim zyrtar me përfaqësues të SHBA për non gratën.

Berisha: U ktheva! Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje. Kam pasur komunikim zyrtar. Çdo shqiptari unë i thashë në parlamentin e Shqipërisë, u ktheva.

Sali Berisha: Përderisa jam këtu, unë kam pasur komunikim zyrtar. E gjitha çfarë mund t’u them: unë u ktheva.

Pyetje: Është vetëm për ju apo për të gjithë familjarët tuaj?

Berisha: Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Të jeni të sigurtë.

Pyetje: Ka qenë se kemi njoftimin e Blinkenit?

Berisha: Nëse do tani, po të them, Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Ka pasur një sanksion, vizën.

Pyetje: Pra, nga sot ju mund të lëvizni i lirë?

Berisha: Tani edhe njëherë, se ti nuk e ke gabim që pyet, sepse kundërshtarët e mi e quajtën non-grata dhe unë nuk është se e kundërshtova.

Pyetje: Ka qenë një sanksionim për ju dhe familjarët tuaj për minim demokracie dhe korrupsion…

Berisha: Edhe njëherë, ka qenë një ndalim hyrje për ato arsye që thua ti në SHBA.

Pyetje: Sot është hequr për ju dhe për familjen tuaj apo vetëm për ju?

Berisha: Sot unë them u ktheva. U ktheva!

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com