AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk ia ndjek postimet”, Balla për Spiropalin: Kushdo që ka një shqetësim e dëgjoj me vëmendje

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla u pyet sot gjithashtu nga gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, edhe për deklaratën e pak ditëve më parë të Elisa Spiropalit në lidhje me protestat qytetare, kur tha se duhet një marrëveshje e re për Shqipërinë.

Balla tha se postimet e saj në rrjetet sociale nuk i ka ndjekur, dhe se pret që shqetësimet e saj t’i parashtrojë në mbledhjet e grupit socialist.

“Unë nuk ndjek postimet e të gjithë deputetëve apo anëtarëve të Partisë Socialiste, por se jam kryetar grupi, kushdo që ka një shqetësim, sapo e kam zhvilluar sot në mëngjes si mbledhje grupi. Sot nuk ishte fare. Kështu që kur të vijë të ma thotë aty, do ta dëgjoj me vëmendje dhe menjëherë pasi ta dëgjoj do të vij dhe këtu para jush t’ju sqaroj dhe ju, se kjo është detyra ime”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pyetur sot në lidhje me deklaratat e bëra dje nga socialisti Petro Koçi, teksa ky i fundit shpërtheu dhe ndaj Belinda Ballukut.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com