Plakja shpesh mendohet si një proces i ngadaltë dhe gradual që ndodh me kalimin e viteve. Por, sipas kërkimeve të fundit shkencore procesi i plakjes në të vërtetë përshpejtohet gjatë dy periudhave shumë specifike të jetës.
Studiuesit që merren me plakjen nuk fokusohen vetëm se sa vjeç jeni, por sa vjeç “sillet” trupi juaj mosha juaj biologjike. Kjo ndikohet nga gjëra si dëmtimi qelizor, inflamacioni dhe metabolizmi. Duke analizuar proteinat e gjakut dhe biomarkerë të tjerë, shkencëtarët kanë arritur të hartojnë mënyrën se si plakja biologjike zhvillohet gjatë gjithë jetës.
Përshpejtimi i parë, rreth moshës 34 vjeç
Rritja e parë e madhe e plakjes biologjike ndodh rreth moshës 34 vjeç. Për shumë njerëz, kjo është një kohë me përgjegjësi të mëdha në punë dhe familje, por është gjithashtu periudha kur mekanizmat e riparimit qelizor fillojnë të ngadalësohen. Proteinat në gjakun tuaj fillojnë të ndryshojnë, duke reflektuar shenja të hershme të humbjes së muskujve, uljes së metabolizmit dhe prodhimit më të ulët të hormoneve.
Ajo që do të vini re është rikuperim më i ngadalshëm pas ushtrimeve ose dëmtimeve, shtim në peshë edhe pa ndryshime në stilin e jetës, ulje e energjisë dhe qëndrueshmërisë, shenja të hershme të plakjes së lëkurës ose çekuilibër hormonal, bërja e zgjedhjeve të shëndetshme në këtë periudhë është shumë e rëndësishme.
Përshpejtimi i dytë, rreth moshës 60 vjeç
Rritja e dytë e plakjes ndodh rreth moshës 60 vjeç. Këtë herë ndryshimet janë më të forta. Ndryshimet në funksionin imunitar, masën muskulore, shëndetin kardiovaskular dhe aftësinë njohëse bëhen më të dukshme. Shpesh këtu shfaqen sëmundje të lidhura me moshën si artriti, sëmundjet e zemrës dhe rënia e kujtesës.
Ju do të vini re dhimbje në nyje, ndjeshmëri më e lartë ndaj sëmundjeve, vështirësi më e madhe për të ndërtuar muskuj ose për të humbur yndyrë. Edhe pse nuk mund ta shmangim plakjen, njohja e këtyre periudhave mund të na ndihmojë të veprojmë.
Ja disa mënyra si mund ta ngadalësoni këtë proces dhe të mbani trupin më të shëndetshëm:
Ushtrime të rregullta — forcë dhe kardio
Ushqim i plotë dhe i shëndetshëm — shmangni ushqimet e përpunuara
Gjumi dhe rikuperimi — veçanërisht në periudha stresi
Monitorimi i shëndetit — kontrolle të rregullta
Fraksion.com