AktualitetPolitikëTë fundit

“Heqja e non-gratës”, Berisha pritet me duartrokitje në Kuvend nga opozita: Unë erdha!

Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, i cili ndonëse nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, hyri në sallën e Kuvendit me duartrokitje.

Teksa u pyet sot nga gazetarët, nëse i ishte hequr non-grata nga SHBA, kryedemokrati Sali Berisha ka refuzuar që të flasë për gazetarët. pasi i ka përshëndetur duke buzëqeshur, ai ka hyrë brenda sallës së Kuvendit.

Por pasi ka hyrë brenda, duke buzëqeshur, është pritur me duartrokitje nga opozita.

“Unë erdha”, u shpreh ai nga foltorja pasi është pritur me ovacione nga deputetët e opozitës.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com