AktualitetPolitikëTë fundit

“Dorëheqje Ramës, qeveri tranzitore”, Zhupa thirrje deputetëve: Ky Kuvend nuk mund të jetë në një botë paralele

Deputeteje e PD-së, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit ka reaguar për protestat masive që po mbahen në Tiranë, dhe mbarë diasporën ku jetojnë shqiptarë.
Ajo iu bëri thirrje deputetëve të Kuvendit, që të dëgjojnë zërin e qytetarëve.

“Ky Kuvend nuk mund të jetë në një botë paralele, nga bota e realitetit që po ndodh në Shqipëri. Se kush është prioritet i ditës. Çështja e parë që duhet adresuar është paketa e integrimit, e shfuqizimit të ligjit, që e kanë dhuruar Shqipërinë te oligarkët. E kanë trajtuar zhvillimin; kur do dhe si do Edi Rama. Kjo nuk është as Shqipëria europiane, dhe as ajo që duan shqiptarë.

Në fakt është i vetmi pr/ligj në kalendar se kur do të shqyrtohet, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Edhe ça bëni ju? E lini pa data.

Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, një qeveri tranzitore, një parlament që miraton shfuqizimin e ligjeve, një parlament që nuk i anatemon protestuesit. Që s’i numëron ata me syzet e miopit, por me të realitetit. Nëse mendoni se mandatet tuaja vijnë nga qytetarët, përgjigjuni atyre, nëse mendoni se vini nga Rama, mos iu përgjigjeni. Por do të merrni nga ata përgjigjen, siç e shikoni që do të jenë më shumë, më të qartë, për të kërkuar që kjo qeveri, dhe kjo makutëri, kjo sjellje harbute, duke shkelur interesin publik dhe të brezave të ardhshëm, të ndalojë.””, tha ajo.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com