AktualitetTë fundit

Shtyhet seanca e gjyqit për Veliajn, mungonin katër avokatë

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të mërkurë seanca e parë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas ndarjes së çështjes për 11 të pandehur të tjerë të së njëjtës dosje, të cilët do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Kryebashkiaku Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Në një deklarim drejtuar gjykatës, ai ka argumentuar mungesën me pretendimin se mbajtja në kafaz gjatë procesit gjyqësor është e paligjshme, antikushtetuese dhe diskriminuese.

Në seancë nuk ishin të pranishëm edhe avokatët Maks Haxhia, Dritan Jahaj, Aranit Rroshi dhe Artit Cami.

Për shkak të mungesës së mbrojtjes, prokurori i posaçëm Ols Dado kërkoi shtyrjen e seancës, me argumentin se procesi nuk mund të zhvillohej normalisht në këto kushte.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur shtyrjen e seancës dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për Erion Veliajn, i vetmi i pandehur në këtë çështje me masë sigurie.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com