Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar. 35-vjeçari për herë të fundit u pa te sheshi ‘Wilson’
Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar nga misteri. I riu rezulton i humbur prej datës 4 qershor dhe për fatin e tij ende nuk dihet gjë konkrete.
Ndërsa familjarët dhe të afërmit presin me ankth zbardhjen e ngjarjes, por mësohet se Prokuroria ka ndërmarrë lëvizjen e parë në kuadër të hetimeve.
Sipas burimeve të BalkanWeb, me urdhër të Prokurorisë është arrestuar një person i dyshuar se mund të ketë rol në zhdukjen e 35-vjeçarit.
Deri më tani nuk janë bërë publike identiteti i të arrestuarit dhe as detaje mbi dyshimet konkrete që rëndojnë ndaj tij, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të gjetur çdo gjurmë që mund të çojnë te i riu.
Fraksion.com

