Protesta kundër tij gjithnjë e në rritje, Rama para gazetarëve të huaj: Revolta u nxit nga një akt dhune, befas çështja u bë më e gjerë
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë të vendeve të BE, kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me protestat masive që po zhvillohen në vend.
Në përgjigjen e tij, Rama theksoi se Shqipëria është një vend i lirë dhe bëri një krahasim me të shkuarën, duke kujtuar ngjarjet e vitit 2011 në bulevardin kryesor.
“Ky është një vend i lirë. Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta. E di shijen e momentit kur ke vështirësi të protestosh, di edhe shijen e gjakut, kur protesta ndodh në një realitet jo të lirë. Në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por vetëm më pak se 20 vite më parë, ose më konkretisht në vitin 2011, janë vrarë 4 protestues me armë sulmi nga kjo ndërtesë. Është gjë e mirë që njerëzit të protestojnë, por është një tjetër arritje e kësaj dekade, edhe pse mund të duket e vogël. Është një arritje për të cilën shqiptarët kanë luftuar gjatë,” u shpreh kryeministri.
Sipas Ramës, protesta u provokua nga një akt i shëmtuar dhune, por papritur sipas tij, çështja u zgjerua papritur duke prekur çdo gjë tjetër. Protestat nisën pas aktit të dhunës ndaj një protestuesi, por shpejt revolta nisi kundër qeverisë dhe kreut të saj, Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij në mënyrë të përsëritur.
Fraksion.com

