Pas pak nis protesta e 10 në Tiranë, shqiptarët në revoltë! Qindra-mijë qytetarë thirrje para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!
Protesta e djeshme qytetare shënoi një rekord pjesëmarrjeje që nga nisja e saj. Mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku bulevardi u mbush me pankarta, flamuj dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi.
Atmosfera para Kryeministrisë u karakterizua nga slogane të forta si “Rama jep dorëheqjen”, “Mos u përçani! Poshtë patronazhistët”, “Rama ik”, si dhe thirrje që kërkonin largimin e elitës politike që ka dominuar jetën publike shqiptare prej dekadash. Ndërkohë, sot është njoftuar një tjetër protestë, në orën 18:00, ndërsa marshimi do të nisë nga sheshi Skënderbej, për t’u ndalur te Kryeministria.
Këtë e dëshmojnë edhe mesazhet që dominuan tubimin para Kryeministrisë. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë kasta politike” dhe “Mos u përçani! Poshtë patronazhistët” ishin ndër thirrjet më të dëgjuara gjatë protestës, duke reflektuar zhgënjimin e një pjese të qytetarëve jo vetëm ndaj qeverisë aktuale, por ndaj gjithë sistemit politik.


