AktualitetPolitikëTë fundit

Lëvizja qytetare dorëzon në KQZ draft për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, aktivisti: Dorëheqje Ramës, zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Aktivisti i lëvizjes që po organizon dhe protestën para Kryeministrisë, Edmond Gjata deklaroi para qytetarëve se kanë dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një kod që i jep mundësitë dhe përparësitë qytetarëve.
“Kemi dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor. Shqipëria e re fillon nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje në 35 vite janë bërë për partitë, jo për qytetarët. Kodi i ri, është kodi i qytetarëve, që shprehin interesat e tyre dhe jo të Edi Ramës. Veprimi qytetar, që përfaqëson interesat e tyre do të këmbëngulë që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me rregulla të reja loje ku përparësi të kenë qytetarët. Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin”, tha ai.
Whatsapp Image 2026 06 09 At 20.05.57

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com