10 ditë qëndresë, 10 ditë shpresë”/ Gazetari Osman Stafa: Këtë protestë e ka thirrur Shqipëria! Rama, dorëhiqu
Gazetari Osman Stafa në protestën e sotme në Tiranë ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar deri në fund për të drejtat e tyre. Gazetari i Neës24, Osman Stafa, sot si protestuesit, si qytetar ka renditur një sërë problematikash që prekin shqiptarët, në çdo cep.
“10 ditë qëndresë, 10 ditë shpresë. 10 ditë që ky komb nuk e ka parë në 36 vite. Është protesta që e ka thirrur Shqipëria. Kundër rritjes së çmimeve, situatës në spitale, kundër korrupsionit. Ai është kryeministri duhet të përgjigjet. Shan e ofendon protestuesit. Ku është shëndetësia shqiptare sot? Shkojmë ë gjithë në private, në Itali. Kemi shpresë vetëm tek ju…Diaspora, kjo që po ndodh është histori. Kjo që po ndodh duhet çuar deri në fund. Dorëheqje…”, tha ai.
Fraksion.com

