AktualitetTë fundit

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së dy avokatëve të këtij të fundit.

Avokatët e Piro Xhixhos nuk ishin të pranishëm pasi ndodhen në një proces tjetër paralel, ku po mbrojnë Jamarbër Malltezin.

Në seancë ishin të pranishme Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, ndërsa gjykimi ndaj tyre zhvillohet me procedurë të shkurtuar, ku pritej edhe shpallja e konkluzioneve përfundimtare.

Për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës, e cila është caktuar të mbahet më 15 qershor.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com