AktualitetPolitikëTë fundit

Deputetëve iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Tel listë-pagesat e Kuvendit të Shqipërisë për pagat e muajit maj, janë aplikuar sanksione të rrepta financiare mbi një numër të konsiderueshëm deputetësh dhe zyrtarësh të lartë, të cilëve u është ndaluar një pjesë e pagës për shkak të mungesave të papërligjura në punimet parlamentare dhe masave disiplinore të marra ndaj tyre.

Sipas tabelës zyrtare të penaliteteve, vlera e gjobës për një ditë mungesë është fiksuar në 10,443 lekë. Rekordin e penalizimeve për këtë periudhë e mban deputeti i opozitës, Flamur Noka.

Më poshtë renditet lista e plotë e emrave, numri i ditëve të munguara dhe shuma e saktë që u është zbritur nga paga

Zyrtarët dhe deputetët me penalizimet më të larta:

· Flamur Noka: 5 ditë mungesë – 52,215 lekë gjobë

· Agron Shehaj: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

· Oerd Bylykbashi: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·  Ana Dajko: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·  Klevis Balliu: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·  Belinda Balluku: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·  Gazment Bardhi: 3 ditë mungesë – 35,901 lekë gjobë

·  Elda Hoti: 3 ditë mungesë – 31,329 lekë gjobë

Të penalizuar me nga 2 ditë mungesë (Gjoba: 20,886 ose 21,902 lekë):

· Fatmir Mediu: 2 ditë mungesë – 21,902 lekë

Fatmir Xhafaj 2 ditë mungesë – 21,902 lekë (prill)

· Tedi Blushi: 2 ditë mungesë – 21,902 lekë

· Vangjel Dule: 2 ditë mungesë – 20,886 lekë

· Arkend Balla: 2 ditë mungesë – 20,886 lekë

Të penalizuar me 1 ditë mungesë (Gjoba standarde: 10,443 lekë):

Nga një ditë mungesë ose masë disiplinore kanë regjistruar edhe një sërë emrash të tjerë të njohur nga politika, ku secilit prej tyre i janë mbajtur saktësisht 10,443 lekë nga paga:

· Bledjon Nallbati

· Sali Berisha

· Adi Qose

· Agron Malaj

· Bledi Çomo

· Ceno Klosi

· Erjo Mile

· Ramion Kurti

· Shkurt Lasku

· Elisa Spiropali

Këto ndalesa financiare bëhen automatikisht në borderonë e pagave të Kuvendit, duke u bazuar në rregulloren e brendshme që ndëshkon mospjesëmarrjen pa shkaqe të përligjura në jetën parlamentare.dita.al

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com