Autori i breshëri plumbash nga makina, RENEA në kërkim të autorit që qëlloi për vdekje 26-vjeçarin në Paskuqan
Ngjarja e rëndë që i mori jetën 26-vjeçarit Ardian Baloshi ka vënë në lëvizje repartet elitë të Policisë së Shtetit.
Viktima 26-vjeçari Ardian Baloshi është qëlluar në rrugë. Në momentin që është vrarë viktima ka qenë me shokët e tij.
Ndërkohë autori i dyshuar, 39-vjeçari Sadik Llanaj, ka qenë në makinë në momentin që ka shkrepur armën.
26-vjeçari Ardian Baloshi është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.
Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, ku gjithashtu mësohet se përplasja mes dy personave ka ndodhur pranë një kalçetoje.
Zonës është vendosur në rrethim, ndërsa efektivët e armatosur po ushtrojnë kontrolle të rrepta në zonë.
Fraksion.com

