Meta dhe Kryemadhi në GJKKO, “nuk transmetohet live”: Proceset gjyqësore s’mund të shndërrohen në show
Këtë të premte mbahet në GJKKO seanca e radhës e gjyqit në themel për ish-Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin.
Meta e Kryemadhi, do të gjykohen sipas procedurës së zakonshme për akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
“Kam kërkesë paraprake, kam bërë kërkesë juve një jave më parë përsa i përket kafazit të xhamtë, jua kam bërë ambasadave, Komiteti shqiptar të Helsinkit, ndërkohë Avokatit të Popullit s’ja kam bërë se është kot”, ka thënë ai.
Ndërsa ish-presidenti Meta është shprehur se kërkon që të rishikohet edhe njëherë çështja e transmetimit live,
“Unë kërkoj ta rishikonin edhe njëherë çështjen e transmetimit live, ne kemi këndvështrimit tonë kur vjen puna tek kjo çështja, do ju lutesha të shikoni dhe raportin e OSBE /ODHIR që thuhet se 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Nuk shoh realisht asnjë arsye që ky proces të mos jepet live. Qeveria është e prirur të deformoj faktet, në këtë mënyrë populli nuk do të ketë mundësin të shikoj të vërtetën. Këtë çështje se kërkoj për vetën time për shkak të funksioneve që kam patur por e kerkoj për të gjithë të pandehurit”, ka thënë ai.
Fraksion.com

