Përplasen me njëra-tjetrën dy makina, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte, ku një autoveturë është përplasur me një kamion. Nga të dhënat e para mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Si pasojë e ngjarjes është krijuar edhe trafik në segmentin ku ndodhi përplasja. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Fraksion.com

