AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha rizgjidhet kryetar i PD-së, kryedemokrati: Rezultat historik

Ditën e sotme më  23 maj, demokratër iu drejtuan kutive të votimit për të marrë pjesë në referendumin për konfirmimin ose jo të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Pas përfundimit të votimit në orën 19:00, Berisha u rikonfirmua në krye të partisë me 37 341 vota pro. Mori 1055 vota “kundër” dhe 506 abstenim.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 19:00. Këtë vit, ndryshe nga proceset e fundit zgjedhore, votat u numëruan nëpër degë dhe jo në selinë qendrore.

Fillimisht, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar në selinë blu, vetë Sali Berisha…

Përballë Berishës nuk u pranua asnjë kandidat, ndërsa ai u legjitimua si emri i vetëm në zgjedhjet për drejtuesin e ri të partisë për 4 vitet e ardhshme.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i tha “Jo” kandidimit të mjekes Mereme Sela dhe kandidatit Vladimir Mulaj, me argumentin se nuk plotësonin kriterin e të qenit një “figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik” dhe se u mungon “eksperienca drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal”.

Në shqyrtim nuk u mor as dokumentacioni (qoftë fizikisht apo përmes postës elektronike) për Evi Kokalarin, Alesia Balliun dhe Ervin Salianjin, me justifikimin se të tre janë vetëpërjashtuar.

Ndërkohë, në selinë blu ka nisur puna edhe për ndryshimet në statut. Brenda 25 majit drafti do t’i paraqitet Kryesisë për miratim, për t’u ratifikuar më pas nga vota e anëtarësisë në Kuvendin Kombëtar të 30 majit.

Siç mund ta shihni në videot e alternuara në tekst, mund të lexoni rezultatet në referendumin e PD-së në Lezhë, Shkodër, Lushnje, Fier, Vlorë, Gjirokastër, etj.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com