Shqipëria dhe Koreja e Jugut drejt forcimit të bashkëpunimit në IA dhe investime
Kryeministri Kim Min-seok u takua me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe diskutoi mënyrat për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, njoftoi zyra e Kim, shkruan koreatimes.com.
Kryeministri Kim tha se ”pret me padurim zgjerimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me Shqipërinë, duke vënë në dukje se vendi ballkanik ka emëruar atë që njihet si “ministri i parë në botë për inteligjencën artificiale (AI)”, ndërsa edhe Koreja e Jugut i kushton rëndësi inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara”.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi se ”Koreja e Jugut është një burim frymëzimi për Shqipërinë për sa i përket zhvillimit kombëtar dhe se të dy vendet kanë shumë ngjashmëri, pasi kanë kapërcyer vështirësi dhe kanë arritur zhvillim ekonomik dhe demokraci, edhe pse ndodhen larg njëra-tjetrës gjeografikisht”.
”Shqipëria është e interesuar të forcojë bashkëpunimin në fushat e tregtisë, investimeve dhe inteligjencës artificiale”, theksoi Kryeministri Rama.
Takimi u zhvillua ndërsa Rama vizitoi Seulin për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare.
Fraksion.com

