AktualitetBota+Të fundit

Putini ndodhet për vizitë në Pekin

Pak presidentit amerikan Trump në Pekin, tani ndodhet atje dhe kreu i Kremlinit, Vladimir Putin. Në qendër të bisedimeve me presidentin kinez Xi Jinping janë kryesisht çështje ekonomike si dhe zgjerimi i partneritetit.

Vetëm pak ditë pas vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Kinë, arriti atje për një vizitë zyrtare edhe presidenti rus Vladimir Putin. Në Pekin ai u prit nga një gardë nderi. Vizita dyditore e Putinit në Kinë po ndiqet me vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se bisedimet, që zhvillohen me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, kanë për qëllim zgjerimin e partneritetit strategjik të privilegjuar mes dy vendeve.

Vladimir Putin arrin për vizitë në Pekin
Putini u prit në aeroportin e Pekint nga një gardë nderi.Fotografi: Gao Jie/Xinhua/picture alliance

Sipas Kremlinit Putini dhe Xi do të diskutojnë sot (20.05.) për marrëdhëniet dypalëshe dhe do të shkëmbejnë mendime mbi çështje ndërkombëtare dhe rajonale. Në program është parashikuar gjithashtu edhe një takim i Putinit me kryeministrin kinez Li Qiang.

Sipas informacioneve zyrtare nga Moska, pala ruse dhe ajo kineze planifikojnë të nënshkruajnë rreth 40 dokumente. Këto përfshijnë ndër të tjera bashkëpunimin në fushat e industrisë, të tregtisë, të transportit dhe të ndërtimit.

Zgjerimi i furnizimeve me naftë dhe gaz për Kinën

Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar për Rusinë, e cila tani dëshiron, ndër të tjera, të diskutojë edhe për ndërtimin e gazsjellësit të ri “Sila Sibirii 2” (“Fuqia e Siberisë 2”), me të cilin synon të zgjerojë ndjeshëm furnizimet tashmë të mëdha me gaz drejt Kinës.

Flamuj rusë dhe kinezë në sheshin Tiananmen
Bisedimet që zhvillohen me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping dhe kanë për qëllim zgjerimin e partneritetit strategjik të privilegjuar mes dy vendeveFotografi: Maxim Shemetov/REUTERS

Kina është gjithashtu një nga blerësit më të rëndësishëm të naftës ruse. Sipas këshilltarit të Vladimir Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, furnizimet në tremujorin e parë janë rritur me 35 për qind, duke arritur në 31 milionë tonë.

Për Kinën furnizimi me energji po merr një rëndësi edhe më të madhe në kontekstin e luftës në Iran. Zgjerimi i furnizimeve nga Rusia përmes rrugëve tokësore do t’i jepte Kinës avantazhin e reduktimit të varësisë nga rrugët detare, të cilat janë më të ndjeshme ndaj krizave./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com