Përplasen dy automjete, tre të plagosur në aksin Elbasan-Cërrik
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 10:00 të paradites së sotme në vendin e njohur si “Ura e Zezë”, në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Cërrik.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur të paktën tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Fraksion.com

