AktualitetSportTë fundit

“Suksese Rolandos”, Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho fjalim lamtumire për kuqezinjtë: Më kujtohet dita e parë kur shkela në Shqipëri dhe…

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, të futbollit, Sylvinho në fjalimin e tij të fundit ka falënderuar ekipin dhe presidentin e FSHF-së, Armando Duka.

“Mirëmëngjesi çuna goca. Ne si ekip kemi punuar shumë për të përfaqësuar këtë kombëtare. Është një komb që më ka pritur shumë mirë. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën. Dua t’ju falënderoj shumë. Falënderoj presidentin për punën, besimin, mbi 100 njerëz që punojnë në këtë federatë. Dua të falënderoj gjithë stafin, gjithë futbollistët që kanë bërë një rrugëtim prej 3 vite e gjysmë dhe në fund, tifozët dashamirës të kombëtares. Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, kam thënë diçka; shpirti dhe zemra e djersa nuk duhet të mungojë kurrë. Ia kemi dalë të gjithë sëbashku, siç e kam thënë gjithmonë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që më dëgjoni pas 3 vite e gjysmë. Shumë suksese trajnerit të ri. Faleminderit shumë!”, tha ai.

“Kemi vendosur që të mbyllim këtë cikël, në të cilin kemi punuar shumë për të përfaqësuar më së miri këtë komb. Më kanë pritur të gjithë shumë mirë. Dua të falënderoj Shqipërinë dhe shqiptarët. Të falënderoj presidentin, Federatën dhe të gjithë ata që kemi punuar. Dua të falënderoj të gjithë stafin, të gjithë futbollistët, të cilët kanë bërë një rrugëtim prej tre vitesh e gjysmë me ne. Tifozët, shumë dashamirës ndaj Kombëtares. Për ne ka qenë një energji shumë pozitive. Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, 9 janari i 2023, kam thënë diçka: ‘Shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojnë kurrë’. Ja kemi dalë të gjithë së bashku. I uroj shumë suksese trajnerit të ri. Faleminderit shumë”, u shpreh Sylvinho

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com