Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin, humb jetën 57-vjeçari. 26-vjeçari në pranga
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në rrugën e fshatit Damjan. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 18 maj 2026, ku automjeti me drejtues shtetasin me inicialet O. K., 26 vjeç, ka përplasur këmbësorin B. A., 57 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Fraksion.com

