Sot finalja e Eurovision: Alis me “Nan” performon i pesti. Ja renditja e këngëve të tjera

Pas një performance të fuqishme në natën e dytë gjysmëfinale, Alis arriti të elektrizojë publikun dhe të kthejë “Nan” në një nga këngët më të komentuara dhe më të klikuara të festivalit. Interpretimi i artistit shqiptar është pritur me entuziazëm nga fansat e Eurovision-it, duke rritur pritshmëritë për një rezultat të mirë në finale.
Tashmë të gjitha sytë janë drejt Alis dhe “Nan”, që do të përpiqen të sjellin një tjetër moment të madh për Shqipërinë në skenën europiane të muzikës.
Ja renditja e këngëve për sonte:
Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
Gjermani: Sarah Engels – Fire
Izrael: Noam Bettan – Michelle
Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
Shqipëri: Alis – Nân
Greqi: Akylas – Ferto
Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
Australi: Delta Goodrem – Eclipse
Serbi: LAVINA – Kraj Mene
Maltë: AIDAN – Bella
Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
Bullgari: DARA – Bangaranga
Kroaci: LELEK – Andromeda
Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
Francë: Monroe – Regarde!
Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
Poloni: ALICJA – Pray
Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
Suedi: FELICIA – My System
Qipro: Antigoni – JALLA
Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
Austri: COSMÓ – Tanzschein
Fraksion.com
