Subvencionim për shoqatat e transportit! Çdo produkt do të ‘gjurmohet’ deri te konsumatori
U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e qeverisë, 13 maj. Ministrat, Petrit Malaj dhe Enea Karakaçi komunikuan vendimet e marra.
Ministri i Financave bëri me dije se shumë shpejt do të ndryshojnë elementët e pullave fiskale, gjë që do jetë në funksion të sigurisë ushqimore.
Një tjetër risi, tha ai, do të jetë bar kodi (QR Code) në këto pulla.
“Nëpërmjet (edhe) një telefoni do të skanohet produkti dhe të merret informacion se kush është prodhuesi, importuesi, data kur ka hyrë në Shqipëri apo informacione të tjera në dobi të sigurisë ushqimore”, shtoi ministri.
“Sot kemi miratuar masën, 50 lekë për litër subvencionim, për të gjitha shoqëritë e transportit publik, të transportit qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas”, njoftoi ai, duke shtuar se kjo masë do të aplikohet që nga muaji mars, që përkon me nisjen e krizës.
Fraksion.com
