Parfumi është shumë më tepër sesa një aromë e këndshme. Ai është pjesë e identitetit tonë dhe ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si na perceptojnë të tjerët. Edhe pse shpesh nuk e vëmë re, zgjedhjet tona në parfume lidhen ngushtë me humorin, stilin e jetesës dhe personalitetin tonë.
Por çfarë zbulojnë konkretisht aromat që preferoni?

Notat e luleve – elegancë klasike

Nëse tërhiqeni nga aromat e luleve si trëndafili apo jasemini, ka shumë gjasa të preferoni klasikën dhe elegancën e përjetshme. Këto aroma lidhen shpesh me feminitetin dhe janë të gjithanshme, i shkojnë si një vajze të re, ashtu edhe një gruaje. Ato përshtaten me personalitetin e secilit, duke i dhënë një prekje unike çdokujt.

Notat e ëmbla – ngrohtësi dhe lidhje emocionale

Aromat me vanilje apo karamel krijojnë një ndjesi intime dhe të ngrohtë. Nëse këto janë zgjedhja juaj, ka të ngjarë të krijoni një lidhje emocionale me parfumin dhe të mos e ndryshoni shpesh. Janë aroma që përcjellin rehati dhe afërsi.

Notat frutore – vetëbesim i qetë

Preferenca për aromat frutore shpesh lidhet me një personalitet të lirë dhe të sigurt në vetvete. Këta persona nuk shqetësohen shumë për opinionin e të tjerëve dhe nuk ndjejnë nevojën të “përshtaten” për t’u pranuar.

Notat e drurit – vendosmëri dhe karakter

Aromat e drurit, si kedri apo sandali, janë më të thella dhe më të qëndrueshme. Ato zhvillohen ngadalë në lëkurë dhe zgjasin gjatë. Personat që i preferojnë zakonisht dinë çfarë duan dhe kanë një personalitet të fortë dhe të qëndrueshëm.

 

Fraksion.com