AktualitetPolitikëTë fundit

Meta mbetet në burg: GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot rrëzimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin ndaj tij.

Vendimi u dha pas seancës së zhvilluar këtë të hënë në GJKKO, ku avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani, solli në vëmendje edhe vendimin e fundit të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, duke argumentuar në favor të ndryshimit të masës së sigurisë, por kërkesa e mbrojtjes nuk u pranua nga gjykata.

Gjatë seancës së zhvilluar sot ishin të pranishëm edhe disa figura të Partisë së Lirisë dhe opozitës, mes tyre Tedi Blushi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bujar Leskaj.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com