AktualitetTë fundit

“Kirurgu i Korçës abuzim seksual”, reagon babai i vajzës: Në mënyrë të përsëritur e ka ngacmuar, më tregoi se…

Babai i vajzës në Korçë, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht nga kirurgu, ka treguar detajet rreth ngjarjes.

“Është e vërtetë, kam dy javë që kam ardhur nga jashtë shtetit. Pas dy ditëve, vajza më ankohej nga stomaku, kishte edhe të vjella. Shkova në farmaci dhe mora ca ilaçe, por nuk kishte përmirësim. Më pas mamaja e kishte dërguar në spital. Më merr mamaja më thotë që e kam shtruar në spital. I bëjnë analizat dhe ekon, e cila i del tamam. Më pas doktorët i bënë analiza të tjera dhe një prej tyre tha se ka apendicit, ky Niko Nunka.

I bënë operacionin, doli mirë dhe më pas e lanë në dhomë. Thanë se ka edhe infeksion dhe do të duhet ta mjekojmë nga infeksioni, por tha që do ta bëjnë në prezencë të mamasë tënde. Në prezencë të mamasë sime ai kishte bërë edhe veprimet e tjera që i nxori çupa tani. Çupa ka treguar që babai ai më vinte dorën kështu, më aplikonte kremin, ndërkohë që mua më tha do t’ia aplikojë nëna. Aty ishte agravuar çupa.

Mbrëmë i ishte afruar ta puthje vajzën, e kishte zënë fytyrën që ta puthte. Me nënë time kur ia aplikonte injeksionin i thoshte nënë sime që mos shih këtej. I ka dhënë në polici të gjitha.

Në mënyrë të përsëritur e ka ngacmuar thotë vajza. Po më tha që nuk të tregoja dot tu se do të bëhej sherr, e largoi vajza. Vajza më tregoi ditën e fundit, lajmërova policinë. Me mjekun nuk kam pasur komunikim. Unë jetoj jashtë shtetit, erdha vetëm për pushime dz javë. Gjendja e vajzës është çfarë të të them, e shqetësuar nuk ia priste në këtë vend, ne kemi shumë vite andej, nuk e dinim që në 2026 të ishte kjo gjendje këtu me këto pedofilat.

Të marrë maksimumin e dënimit, me sa mora vesh ai persona ka bërë edhe shumë të tjera. Vajza është në shtëpi tani. Nuk do ta lë këtë çështje”, tha babai i vajzës.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com