Bani: Pasuria e paligjshme e konfiskuar nuk humbet, por përdoret për qëllime publike
Erjon Bami, kreu i GJKKO-së, tha se besimi tek drejtësia nuk ndërtohet vetëm në vendime, por edhe kur qytetari sheh që pasuritë e konfiskuara nuk mbeten në duart e krimit.
Gjatë përurimit të ambienteve të reja të GJKKO, Bani deklaroi se këto pasuri përdoren për qëllime të dobishme publike.
Ai theksoi se në këtë rast qytetarit marrin dy mesazhe: E para shteti është i aftë të godasë përfitimin e paligjshëm dhe së dyti shteti është i aftë ta kthejë atë vlerë në shërbim për shoqërinë.
“Besimi tek drejtësia nuk ndërtohet vetëm me vendime gjyqësore, por ndërtohet kur qytetari sheh se pasuria e paligjshme nuk humbet, nuk shpërdorohet dhe nuk mbetet pa destinacion, por përdoret për qëllime të dobishme publike. Kur fondet që rrjedhin nga pasuritë e konfiskuara përdoren për të modernizuar gjykatat qytetari merr një mesazh të dyfishtë. Së pari shteti është i aftë të godasë përfitimin e paligjshëm dhe së dyti shteti është i aftë ta kthejë atë vlerë në shërbim për shoqërinë”, tha Bani.
Fraksion.com

