AktualitetTë fundit

Vrasja e Kryetart të Shoqatës ‘Çamëria’ në Sarandë, Shoqata për atentatin: Zë i palëkundur i çështjes çame!

Shoqata Çamëria ka reaguar pas atentatit të ndodhur dje në Sarandë, ku humbi jetën Rexhep Ismaili.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë.
Shoqata ‘Çamëria’ dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në reagim.

Hakmarrje pas konfliktit, Rexhep Ismaili u qëllua në lokalin e tij. Personat nga banaku iu përgjigjën autorit me automatik

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati ndaj pronarit të karburantit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e djeshme në Gjashtë të Sarandës, i cili u ekzekutua me plumb në kokë.

Sipas informacioneve nga mediat  viktima dhe autori i krimit kanë patur një konflikt të mëparshëm,  që dyshohet të ketë qenë një çështje pronësie mes palëve.
Sipas informacioneve njëra prej palëve ka shkuar në karburantin e vëllezërve “Ismaili” për t’u sqaruar lidhur me konfliktin në fjalë. Debati mes tyre ka degraduar në përplasje fizike, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar.

Sipas burimeve mediatike, autori ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit në pronësi të Ismailit. Ky i fundit ndodhej në lokalin e biznesit, i ulur në tavolinë me persona të tjerë, kur autori ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Edhe personat që ndodheshin brenda banakut të lokalit kanë reaguar menjëherë duke nxjerrë një armë automatike. Ata kanë qëlluar me breshëri në drejtim të autorit që po tentonte të largohej, duke krijuar një skenë lufte në mes të biznesit.

 

 

Pavarësisht kundërpërgjigjes me armë zjarri nga njerëzit e viktimës, autori i dyshuar ka arritur t’u shpëtojë plumbave dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Nga të dhënat e para dyshohet se edhe nga pala e autorëve të dyshuar ka persona të plagosur.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com