Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë disa prej tyre përfundojnë në spital
Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit.
Dyshohet se shkak i helmimit është ushqimi i konsumuar gjatë vaktit të drekës.
Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët. Ndërkohë, institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Fraksion.com

