Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO si dëshmitarë
Këngëtari Rigels Rajku, i njohur për publikun si “Noizy”, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e GJKKO.
Noizy është thirrur në Gjykatën e Posaçme si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj bandës së Laert Haxhiut.
Dëshmia e të penduarit Artan Tafani zbuloi disa nga krimet e bandës. Një nga krimet e bandës së Haxhiut është edhe vendosja e tritolit ndaj lokalit të Noizyt.
Po ashtu në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje, është edhe baba i këngëtarit, Bashkim Rajku.
Fraksion.com

